Arben Taravari fajëson rivalin e BDI-së për problemet e Gostivarit




Kandidati Aleancës për Shqiptarët për kryetar të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, fajësoi kryetarin aktual të komunës, Nevzat Bejta nga BDI se i ka pasur tetë vjet kohë për t’i rregulluar disa nga problemet bazike në komunë “por nuk i ka rregulluar”

Në Debat Pernime, Taravari tha se si pikë të parë të programit të tij për Gostivarin do ta ketë depolitizimin e arsimit përmes konkurseve transparente.

“Së dyti, deponia e mbeturinave është problem serioz. Gostivarit i duhet një matës i ndotjes së ajrit për ta përcaktuar shkallën e ndotjes”, tha Taravari.

“Gostivari nuk ka filtër të ujit ndërsa gypat që e përcjellin këtë ujë në çeshmet e qytetit janë nga azbesti dhe janë kancerozë”, shtoi ai.




Be the first to comment

Leave a Reply