Arbana Osmani tregon arsyen pse zgjodhi ta quajë Jon djalin e saj




Jon” kënga e famshme e Ardit Gjebreas, pas së cilës fshihet një histori jete, edhe sot e kësaj dite të jep të njëjtën ndjesi e përjetim. Edhe pas 26-vjetësh nga hiti i famshëm, sa herë këndohet, “Jon” emocionon të madh e të vogël. Jon Gjebrea, ai të cilit i është kushtuar kënga, nuk është më një djalë i vogël, por Joni tjetër, djali 2-vjeçar i Arbana Osmanit po dhe, me siguri, kur të mësojë historinë nga e ëma disa vite më vonë, do ta pëlqejë edhe më shumë emrin e tij.

Zgjedhja e emrit Jon paska pasur pikënisje pikërisht këngën e Gjebreas. Këtë Arbana e tha sot në “100 milionë”, ku ishte e ftuar së bashku me Alban Dudushin. Përballë një pyetjeje, së cilës duhet t’i gjenin vazhdimin e vargjeve të këngës “Jon”, Arbana tha edhe pse ajo vendosi ta quante Jon djalin: “Ngaqë më pëlqen shumë kënga Jon e Ardit Gjebreas, e kam të preferuarën time, më pëlqen shumë deti Jon, më pëlqen emri Jon, prandaj vendosa ta quaj Jon”, – tha ajo për emrin e të birit.

Jon nuk është më një emër djemsh të rritur, përkundrazi. Vitet e fundit ai është bërë familjar edhe në shumë lindje të reja. Madje, është një emër i preferuar edhe mes artistëve. Këngëtari Alban Nimani e ka pagëzuar të birin gjithashtu me emrin Jon.




Be the first to comment

Leave a Reply