Antikorrupsioni u zgjua nga gjumi dimëror




Komisioni kundër korrupsionit u zgjua nga gjumi dimëror. Rikujtoi se ekziston kur në fillim të gushtit me kërkesë të VMRO-DPMNE-së u deklarua kundër ndërrimit të prokurorit publik, Marko Zvërlevski, duke e cilësuar atë si të paligjshëm.

 

Që atëherë i intensifikoi aktivitetet dhe mbajti dy mbledhje publike në shtatë ditët e fundit. Ky ritëm i punës duhej të jetë karakteristikë e komisionit në tërë mandatin e saj, e jo vetëm tani, thotë ish anëtari i kundër korrupsionit, Jovan Tërpenovski.

“Aktivitetet tani pas ndërrimit të pushtetit praktikisht nënkuptojnë mohim të asaj që deri tani kanë deklaruar se punojnë pa asnjë selektim, posaçërisht në zbatimin e dispozitave dhe akteve tjera të përgjithshme” –  tha Jovan Tërpenovski, Ish anëtar I Komisionit kundër korrupsionit.

Sipas Tërpenovskit, dëshmi më e madhe për veprimin selekiv të komisionit që duhet të jetë një digë e abuzimit financiar dhe korrupsionit është heshtja e komisionit në shpenzimin e shumave të mëdha në fushatat parazgjedhore nga ana e VMRO-DPMNE-së.

“Deri më tani, jo vetëm nga mjetet e shkruara por edhe nga mjetet tjera të informimit u publikuan shumë parregullsi që kufizoheshin me disa vepra të dënueshme ku ishin treguar shuma më të mëdha që ishin rezultat i abuzimit apo përvetësimit kundërligjor, ndërkaq komisioni shtetëror të gjithë këtë e ka heshtur” –  tha Jovan Tërpenovski, Ish anëtar I Komisionit kundër korrupsionit.

Mbajtja e mbledhjeve publike në këtë periudhë nga komisioni e arsyetojnë gjoja me faktin se e ka obligim ligjor nga Kodi Zgjedhor.

“Gjithnjë derisa sa zgjat procesi zgjedhor, këto kërkesa që janë dërguar deri te ne do të shqyrtohen në mbledhje publike” – u shpreh Igor Tanturovski, Kryetar i Komisionit kundër korrupsionit.

Një praktikë të ngjashme ka pasur edhe para zgjedhjeve të fundit parlamentare kur në dhjetor të vitit 2016, Komisioni mbajti tre mbledhje publike. /Alsat-m/




Be the first to comment

Leave a Reply