Analistët: Partitë mundohen të “shesin” zgjedhjet lokale si zgjedhje parlamentare




Në prag të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit, partitë politike po “shoshisin” kanidaturat nga më të mira nga kuadri që posedojnë në rradhët e tyre. Por retorika e tyre përballë zgjedhjeve lokale është shumë e gabuar, sipas analistëve politik, partitë politike mundohen të “shesin” zgjedhjet lokale si zgjedhje parlamentare.

“Partitë politike në mungesë të ofertës konkrete për zgjidhjen e problemeve reale dhe të përditshme për jetën e qytetarit, ende po merren me politika të mëdha manipulative. Kjo praktikë është ndjekur në çdo cikël zgjedhor, dhe si pasojë e kësaj sot gati shumica e komunave shqiptare përballen me probleme reale si deponitë, mungesa e ujit, kanalizimeve dhe rrugëve, që janë çështje elementare. Këtij kaosi i ka kontribuar edhe mbyllja e partive politike në rrethin e tyre vicioz apo klaneve të brendshme të cilët kanë deleguar kandidatë të dobët apo mediokër, të cilët po shihet se në çfarë derexhe i kanë sjellë vendbanimet shqiptare”, vlerëson Naser Pajaziti, gazetar dhe opinionist për Zhurnal.mk

Sipas tij, Çairi, Tetova, Struga e disa komuna të tjera shihen si bastione më të mëdha ku maten forcat e partive, andaj mendoj se çdo parti kalkulon që ti fiton komunat më të mëdha.

“Partitë politike nëse do të vazhdojnë t’i trajtojnë këto zgjedhje si parlamentare atëherë  do të shkëputen nga realiteti, respektivisht do të jenë në kundërshtim me kërkesat e qytetarëve. Kjo, ngase qytetarët edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare kishin kërkesa të natyrës lokale. Kam frikë se partitë janë në një gjendje histereze dhe bëjnë veprime skematike. Nuk hartiojnë plane për fushatë me program dhe projekte rë oaraqitura në mënyrë pragmatism por të shtyrë nga lkigjika “kështu duhet” nuk dalin dot me forma të reja. Mendoj se votuesi në këtë pikëka avansuar mbi mikitantët partiak, respektivisht jetijnë në botë paralele”, thotë Sulejman Rushiti, analist politik për Zhurnal.mk

Nga ana tjetër, analisti politik Blerim Hyseni thekson se është fillimi i përgatitjeve për zgjedhjet lokale dhe sado që partitë do të mundohen të hudhin mjegull mbi votuesit për t’ia marr votën kjo gjë do jetë e pa mundur.

“Votuesi shqiptar tanimë është vetëdisuar dhe e ka shumë të qartë çfarë janë zgjedhjet lokale dhe cila është pesha e tyre. Është e vërtet se disa parti me tendencën e etablimit të tyre në teren përdorin fjalë dhe vizione me tendenca kombëtare por tanimë votuesi do të kërkojë nga partitë çfarë premtojnë për rrugën, lagjen, komunën. Kjo do ti imponohet edhe vet partive që në përpilimin e programeve zgjedhore ti kenë parasysh kërkesat dhe nevojat e qytetarëve në nivel lokal, ata që mësemiri do të dijnë ti artikulojnë këto nevoja besoj që edhe do të arrijë ta marr besimin e tyre”, thekson Blerim Hyseni, analist politik për Zhurnal.mk

Çdo komunë ka peshën dhe rëndësin e vet, shton Hyseni, por mendoj që Çairi përshkak se ësjyë komunë e vetme në kryeqytet ka peshën e saj të pa diskutueshme.

“Ajo që është me rëndësi mendoj që ka të bëjë me përfaqesimin e shqiptarëve në nivel të qytetit të Shkupit ku deri tani ska qenë në nivelin e duhur përshkak të ndasive në shumë parti të shqiptarëve, do isha i lumtur sikur partitë shqiptare në nivel të qytetit të Shkupit të konkuronin me një listë, deri tani një gjë e tillë as që është përmend dhe si rrjedhojë edhe në këto zgjedhje do të vazhdohet me avazin e vjetër që shqiptarët do të përfaqësohen në mënyrë simbolike që dëmton realizimin e qëllimeve të tyre qoftë edhe infrastrukturore”, nënvizon Hyseni./Zhurnal.mk/




Be the first to comment

Leave a Reply