Alsat – M: Antikorrupsioni ngren procedur për Ramiz Merkon




Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur procedurat për shpërdorim të pozitës zyrtare për ndihmës drejtoren e hematologjisë, Irena Panovska, kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe kryetari e Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski.

Anti-korrupsioni do të hulumtoj furnizimin e komunës së Strugës me katër makina të reja, përfshi këtu edhe makinën “Audi” prej 60,000 eurove të kryetari Ramiz Merko.

Edhe procedura kundër gjykatësit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski është hapur për shkak të furnizimit me makina. Në rastin e Panovskës do të hetohet nëse janë shkelur ligjet gjatë procedurës së tenderit për furnizim me ilaçe.