Alergjitë tek fëmijët




Hundë që rrjedhin, sy që lotojnë, kruarje dhe shënja të tjera të alergjive nuk prekin vetëm të rriturit, por edhe fëmijët. Pasardhësit tanë, të çdo moshe, nuk janë të mbrojtur ndaj alergjive, veçanërisht kur prindërit janë të ndjeshëm ndaj alergeneve specifike. Ka raste kur alergjia zhduket me rritjen, por edhe mund të të duhet të bashkëjetosh me të përgjatë gjithë jetës.

Alergjia është reaksion i sistemit imun ndaj agjentit irritues të pakëndshëm për të (akarienet, gëzofi i kafshëve, polenet). Rezulton, në prodhimin e lëndëve të ndryshme, që provokojnë reaksion inflamator, dhe sëmundje si rhiniti alergjik, dermatiti atopik, urtikarie e alergji nga ushqimi.

Alergjia nuk është ngjitëse, nuk kalon nga një fëmijë te tjetri. Ka raste kur reaksionit alergjik i duhen disa orë përpara se të shfaqet, për rrjedhojë situata bëhet çorientuese dhe e kemi të pamundur të përcaktojmë nëse është faji i qumështit të konsumuar apo maces së prekur përpara disa orësh.

Simptomat më të shpeshta që bëjnë prindërit të mendojnë se mund të jetë alergji:

  • •të vjella, refuzim ushqimi, shënja të ngjashme me dhimbje barku, diarre, shtim i ngadaltë në peshë;
  • •hundë që rrjedh, teshtima, fishkëllima gjatë frymëmarrjes ose kollitjes, bronkit i përsëritur, kollë e vazhdueshme e përsëritur;
  • •skuqje e lëkurës (dermatit, urtikarie);
  • •fëmijë që inatosen shpejt, gjumë i pakët, qarje të shpeshta, dhimbje koke.

Alergjitë tek fëmijët  vijnë kryesisht për shkak të ushqimit (qumështit apo produkteve të bulmetit, vezët, gjalpi i kikirikut, portokallet, cokollata, soja, domatet, peshku e gruri), si edhe lëndëve irrituese që inhalohen (akarienet, poleni, gëzofi i kafshëve dhe myku). Ka raste, kur reaksioni alergjik vjen si pasojë e konsumit te ushqimeve te pasura në ngjyrues dhe lëndë konservuese – karamele, erëza, akullore, biskota.

Simptomat e reaksionit alergjik të produkteve bulmetore; veçanërisht ndaj qumështit të lopës; nuk ndryshojnë nga simptomat e intolerancës së laktozes, ndaj është i detyrueshëm këshillimi me mjekun për përcaktimin e diagnozës së saktë.

Si ta luftojmë alergjinë?

  • Ushqyerja me gji. Nëse nuk ka arsye të forta për mos ta aplikuar, atëherë pse jo – ushqeheni me gji femijën tuaj për të paktën gjashtë muaj. Është vërtetuar se alergjite shfaqen më rrallë te fëmijet e ushqyer me gji, për më tepër është i mundur reduktimi i simptomave të shfaqura. Nëse vendosni ose nuk mundeni të ushqeni me gji femijën, kujdesuni për ushqyerjen alternative e të sapolindurit. Mënyra më e mirë është konsulta me mjekun tuaj.
  • Ushqimi. Nëse është e mundur, ushqejeni me gji ose shtojuni ushqime pa gluten vakteve për fëmijët deri në 6 muaj. Ka mundësi që shkak i alergjive të jetë përdorimi i parakohshëm në dietën e foshnjes  i produkteve të ndryshme ushqimore. Kur të filloni përdorimin e ushqimeve të forta, duhet të mbani parasysh se foshnjes i jepen produktet e reja me interval prej disa ditësh dhe në sasi të vogla, ndërkohe edhe bëhet monitorimi për të zbuluar reaksionet alergjike. Qumështi i lopes, vezët, qitrot, gjalpi i kikirikut janë ndër produktet që duhen shmangur gjatë 6-9 muajve të parë.
  • Shtëpia. Pastroni shtëpinë rregullisht për të larguar akarienët, mos mbani kafshë shtëpiake nëse jeni alergjik prej tyre, ajrosni dhomat e ulni lagështinë për të shmangur formimin e mykut. Mundohuni të zvogëloni sasinë e kimikateve që përdorni çdo ditë – zgjidhni produkte më pak ngacmues, të rekomanduar prej alergologut ose mjekut të familjes.
  • Veshja. Zgjidhni tesha pambuku dhe shmangni fibrat sintetike.
  • Mos pini duhan, veçanërisht kur femija është në dhomë apo ecën pranë jush.
  • Këshillohuni me mjekun lidhur me barnat antihistaminike, të rekomanduara për fëmijë, të cilat lehtësojnë simptomat e alergjisë.

Fenkarol është bar antihistaminik, i cili në vendin e origjinës (Letoni), mund të blihet në farmaci pa përshkrimin e mjekut, si dhe mund të përdoret tek fëmijët që në lindje për lehtësimin e simptomave të alergjisë.

Fenkarol ndihmon trajtimin e formave të ndryshme të alergjisë (rhinit alergjik, dermatit atopik, konjuktivit alergjik, urtikarie, alergji prej ushqimeve); ka veprim të shpejtë dhe efektiv; është zgjedhje e sigurt si për fëmijët edhe për të rriturit.




Be the first to comment

Leave a Reply