Aleanca për shqiptarët ka dorëzuar listën e kandidatëve në KSHZ




Shtabi qendror i “Aleancës për shqiptarët” hedh poshtë zërat që qarkullojnë në opinionin publik për gjoja se subjekti jonë politik ballafaqohet me probleme teknike dhe rrezikohet me mos-pjesëmarrje në zgjedhjet lokale 2017.

“Aleanca për shqiptarët” ka deponuar dokumentacionin e kompletuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, për të cilin ka marrë vërtetim se dokumentacioni është në rregull dhe i pranuar nga KSHZ.

 Shprehim keqardhje që disa media elektronike (portale) që patën për qëllim vënien në konfuzion të opinionin publik apo dëmtimin e “Aleancës për shqiptarët”.

Lidhur me këtë çështje apelojmë keqdashësit që: asgjë nuk do të ndalojë  rrugëtimin e suksesshëm politik të Aleancës për shqiptarët.

Ndryshimet janë vullnet i popullit dhe jo produkt i mediave të caktuara.




Be the first to comment

Leave a Reply