Albin Kurti: Krimet nuk vjetrohen, çfarëdo mbrojtje e Rikalos, edhe nga shefi i tij, vetëm sa e rrisin dyshimin




Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka quajtur absurde pohimet e Qeverisë së Kosovës se ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo, i akuzuar nga qytetarët shqiptarë për tortura dhe maltretime gjatë luftës, nuk ka qenë i përfshirë në ato veprime siç kanë dëshmuar banorët e Lagjes “Dardania”.

 

Ai përmes një shkrimi në Facebook shkruan se deklarata e kryeministrit Ramush Haradinaj për ministrin e tij Rikalo është paragjykuese dhe e papërshtatshme, pasi që është e parakohshme.

Kurti kërkon shkarkimin e menjëhershëm të ministrit  Nenad Rikalo dhe se Prokuroria e Kosovës do të duhej të vepronte menjëherë pas akuzave të banorëve të lagjes “Dardania”.

Ai po ashtu konsideron se përmendja e tij dhe e Shpend Ahmetit në një deklaratë për media të Nenad Rikalos është bërë me qëllim të goditjes së opozitës.

Postimi i plotë:




Be the first to comment

Leave a Reply