Ahmeti: Nëse i humbas zgjedhjet iki nga politikbërja(Video)




Partnerët e koalicionit qeveritar BDI-ja dhe LSDM-ja kanë marrëveshje për garat e pushtetit lokal, varësisht gjasave reale për korrjen e fitores në komuna të caktuara, deklaroi në “Rruga Drejt” kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Sipas tij, Marrëveshja vlen vetëm për komuna të caktuara, ku nuk është parë e arsyeshme të garohet me kandidatë të veçantë.

 

Sigurisht që ka marrëveshje dhe për mua do të ishte një betejë e humbur dhe e paarsyeshme, për shembull, nëse unë garoj në Kumanovë dhe e di se nuk kam mundësi të fitoj kryetarin e Kumanovës. Në Çair do të garojë BDI-ja sepse nuk mundet që në këto rrethana të fitojë LSDM-ja – deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti deklaroi se në rast të rezultateve negative, është i gatshëm të lëre timonin e drejtimit të partisë.

Unë me përgjegjësinë më të lartë kam deklaruar dhe deklaroj se momentin që humb zgjedhjet unë iki prej BDI-së, nga politikbërja, jo nga BDI sepse BDI është shtëpia ime dhe njeriu nuk ik nga shtëpia e vet – u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, sipas tij, përdorimi i shqipes garantohet me Marrëveshjen e Ohrit dhe zyrtarizohet me ligjin e ri për përdorimin e gjyhëve.

Shqipja është vërtetë gjuhë zyrtare, me dy përjashtime, për komunikim ndërkombëtar dhe përjashtimi dytë është që dy cështje kanë shkuar për interpretim në Komisionin e Venedikut sic është cëshja e banknotave dhe e uniformave. Në rastet tjera, shqipja është e barabartë dhe do të ëprdoret, do të folet, shkruhet arkivohet, që nga Qeveria, parlamenti, gjykata, prokurori – tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti pranoi se që nga viti 2002 kur BDI-ja ka dalë në skenën politike, mund të ketë bërë gabime por tha që partia e tij ka kapacitetet për reforma. Mes tjerash, Ahmeti njoftoi se i ka bërë thirrje prokurorisë për hetim të të gjithë funksionarëve dhe ish funksionarëve të partisë së tij, përfshirë edhe vetë atë, me qëllim të eliminimit të dyshimeve për keqpërdorime të mundshme.




Be the first to comment

Leave a Reply