Ahmeti kërkon ndihmën e Zaevit për të fituar në komunat shqiptare




Tetova, një nga qytetet më shumicë shqiptare në Maqedoni, në zgjedhjet lokale të 15 tetorit mund të mos fitohet nga një parti shqiptare.

Planet e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti që të hyjë në koalicion me partinë maqedonase LSDM-në e Zoran Zaev për të konkurruar në zgjedhjet lokale mund të sjellin një kryetar që nuk është nga një parti shqiptare por në koalicion mes BDI-së dhe LSDM-së.

Mediat në Maqedoni raportojnë se koalicioni qeveritar mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleanca për Shqiptarët do të jetë edhe një koalicion në zgjedhjet lokale.

Aleanca për Shqiptarët është krijuar pasi Ziadin Sela doli nga PDSH-ja e Menduh Thaçit duke krijuar Lëvizjen për Reforma u bë bashkë me RDK-në në krye me Vesel Mehmedin dhe UNITETIN e Gëzim Ostrenit.

Kësisoj shqiptarët në Maqedoni në këto zgjedhje do të kenë si kandidat për kryetar të komunave të tyre njerëz të kandiduar nga një koalicion i këtyre tri partive. /albeu/




Be the first to comment

Leave a Reply