Ahmeti i garanton fitoren Visarit: Çairi në duar të sigurta




Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka zhvilluar një takim me kandidatin për kryetar të komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Në këtë takim Ahmeti dhe Ganiu kanë biseduar lidhur me bashkërendimin e punëve dhe aktiviteteve për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

“Ky është një takim koordinues mes kryetarit të BDI-së dhe kandidatit tonë për të arritur fitore bindëse më 15 tetor”, theksoi një përfaqësues i BDI-së, njofton INA.

Ganiu, tanimë zëvendësministër i arsimit ka filluar parapërgatitjet për zgjedhjet lokale, ndërsa pritet të bëjë publike edhe programin e tij zgjedhor, që do ti ofrohet qytetarëve të Çairit. /albeu.com/




Be the first to comment

Leave a Reply