Aheng gjatë pandemisë në Kratovë, arrestohen disa persona përfshi këtu edhe disa policë




Jozyrtarisht, gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Kuklicë në rajonin e Kratovës janë arrestuar rreth pesëmbëdhjetë qytetarë, gjysma e të cilëve janë policë. Deri tek arrestimi ka ardhur pasi të njëjtit kanë organizuar festë edhe përkundër ndalesës për grumbullim.

Policia ka ndërhyrë pas raportimeve nga fqinjët të cilët kanë informuar se në afërsi po organizohet festë nga një grup i madh i personave. Policia e Kratovës në vendngjarje ka hasur në rezistencë pas së cilës është dashur të intervenojnë ekipet për ndërhyrje të shpejtë. Mësohet se për rastin në fjalë është informuar edhe Prokuroria.