Agon Ferati: BDI dhe BESA u turpëruan me kandidaturat në Strugë!




Në emisionin Argument plus të MTV2, ku mysafir ishin Arbër Ademi nga BDI, Agon Ferati nga Aleanca për shqiptarët dhe Faton Fazliu nga BESA u debatua për zgjedhjet lokale dhe strategjinë e partive shqiptare për zonat ku reezikohen të humben komunat shqiptare. Me këtë rast, përfaqësuesit e BDI dhe BESA tërë emisonin nuk arritën të sqarohen pse këta dy parti garojnë në Strugë, kur dihet që do të jenë humbës apsolut. A do të thotë kjo që BDI dhe BESA veprojnë sipas interesave sllave.

Në diskutimin e tij, Ferati nga ASH kapi mat përfaqësuesit e BDI dhe Besa në deklarimet e tyre se mbrojnë interesa kombëtare duke thënë: Aleanca për shqiptarët ka dëshmuar që kur vijnë në shprehje interesat kombëtare, vepron konkretisht dhe jo vetëm deklarativisht. Aleanca e para dha mbështetje për kandidatin shqiptar në Kërçovë, ndërkohë u tërhoq nga gara edhe në komunën e Bërvenicës ku shqiptarët rrezikojnë humbjen dhe pati guximin që të tërheq kandidatin e saj për kryetar komune, por fatkeqësisht atje ku duhet të ndihmohet Aleanca, kjo mbështetje nuk reflektohet. Në komunën e Strugës, BDI dhe BESA qëllimisht nxorën kandidat eshe pse e dinë që janë inferior përballë kandidaturës së Ziadin Selës. Me këtë konzistenca dhe korrektësia e BDI-së dhe BESËS, dhe sidomos deklaratat që kujdesen për interesa kombëtare bien ndesh me veprimet e tyre”-deklaroi Agon Ferati.

U turpëruan kot, se fitorja e z.Sela është e padiskutueshme me gjithë kandidimin e BDI-së dhe Besës.




Be the first to comment

Leave a Reply