Adnan Ismaili te PDSH-ja, pritet përçarja e BESËS. Bilall Kasami lamtumirë?!




Pjesëmarrja e Adnan Ismailit “bossit” të Lëvizjes BESA  në konventën promovuese të PDSH-së ka ngjallur shumë dyshime në opinion e veçanërisht në Lëvizjen BESA.

Nga njëra anë thuhet se Adnan Ismailin dhe Menduh Thaçin i ka bashkuar vija e trashë e VMRO-së për të bashkëpunuar në këto zgjedhje lokale për ti bërë ballë BDI-së dhe LSDM-së, ndërsa nga ana tjetër thuhet se Adnan Ismaili është peng i pushtetit të kaluar dhe tani është në dirigjim të tyre ku është i detyruar të bëjë loja edhe kundër vullnetit të partisë së tij.

Një skenar i zi tjetër është që pas humbjes së Bilall Kasamit që përflitet se do të ndodhe, “Bossi” i BESËS do të inicioje grupe brenda kësaj partie për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme nga kreu i partisë për t’ia dhënë partinë degës së Shkupit pasi thuhet se dega e Tetovës shumë herë nuk kanë pranuar urdhra nga “Bossi” i BESËS.

Një gjë është e vërtet se pjesëmarrja e Adnan Ismailit në PDSH ka një fund të errët për BESËN, pasi çdo lider, politikan që është ulur në prehrin e Menduh Thaçit ka përfunduar në plehrat politike pasi Thaçi në fund i quan pleh politik dhe vet mbijeton si i fuqishmi i opozitës. /TetovaSot/




Be the first to comment

Leave a Reply