8 tiparet që djemtë vlerësojnë tek një vajzë, para se t’i propozojnë për martesë




Meqë ditëve të fundit kemi dëgjuar shumë propozime për martesë, ne kemi vendosur t’ju sjellim më poshtë një listë të gjërave që një mashkull i vlerëson tek partnerja e tij e ardhshme.

Vajza, lexoni me kujdes nëse dëshironi që të keni një marrëdhënie afatgjatë, pasi me të vërtetë pamja e jashtme është e rëndësishme në një takim, por ajo hidhet poshtë menjëherë nëse nuk keni këto tipare.

1.Inteligjenca

Një nga tiparet më të rëndësishme, për një marrëdhënie të qëndrueshme: asnjë nuk dëshiron që të ndihet në siklet për shkak të “pafytyrësisë” së partnerit.

2.Sensi i humorit


Nëse bëni shaka apo thoni gjëra që shkaktojnë të qeshura në tavolinë, ju do t’ia rrëmbeni zemrën menjëherë. Nëse nuk keni një sens humori të lartë, të paktën tregohuni më të hapur ndaj shakave të personit me të cilin jeni në takim. Është gjithmonë një kënaqësi të rrethohesh nga njerëz me sens humori.

3.Besnikëria


Nuk besojmë se duhet të ndalemi gjatë këtu, pasi të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është besnikëria në një marrëdhënie. Tradhtia nuk duhet të ekzistojë dhe më e rëndësishmja është që partnerët duhet t’i ofrojnë siguri njëri-tjetrit.

4. Besimi në vetvete


Vetëbesimi luan një rol më të rëndësishëm sesa pamja e jashtme e një personi. Nëse një grua ndihet mahnitëse, të gjithë do mendojnë të njëjtën gjë.

5. Mirësia


Askush nuk i pëlqen njerëzit që duan të keqen e të tjerëve. Një person që tregohet shumë i sjellshëm me të tjerët (i pasforcuar) është gjithmonë shumë i mirë për ta pasur pranë vetes.

6. Të gatshëm për ta dëgjuar


Burrat nuk flasin shpesh për ndjenjat e tyre. Por kur ata e bëjnë, e vlerësojnë shumë një grua që tregohet e hapur për t’i dëgjuar dhe të japë këshilla.

7. Pavarësia


Sigurisht, çdokush dëshiron që partneri të tregohet i kujdesshëm, t’i qëndrojë pranë, por varësia dhe paaftësia për të marrë vendime të thjeshta nuk duhet të ekzistojnë te ju. Le t’ia lëmë fëmijërisë këto tipare. Një burrë kurrsesi nuk dëshiron që të kthehet në një ‘dado’ për partneren e tij.

8. Sinqeriteti


Askush në këtë botë nuk është i aftë për të lexuar mendjen e tjetrit, prandaj është më mirë që të flisni menjëherë për dëshirat dhe pakënaqësitë tuaja. Ndihmon për të shmangur konfliktet e mëtejshme dhe traumat psikologjike.

 Pra, si mendoni ju: a janë të rëndësishme këto tipare, a ka diçka që mund të heqim ose të shtojmë?




Be the first to comment

Leave a Reply