“32 zyrtarë shtetëror kanë dorëzuar ankesa për shkarkimin e tyre”




Shtatë anëtarët e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit në seancën publike rishikuan ankesat e dorëzuara nga ana e 32 zyrtarëve shtetëror të cilët kanë qenë të punësuar në sekretariatin e përgjitshëm në qeveri.

Ankesën e parë e ka dorëzuar zyrtari administrativ nga Kërçova, Dimçe Stojanovski, për shkak të fillimit të procedurës disiplinore për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nga ana e sekretarit të përgjithshëm të qeverisë.

Ish-udhëheqësja e Qendrës për Punësim në Shkup, Sllobodanka Aleksovska, ka dorëzuar ankesën e dytë tek Komisioni për antikorrupsion, në të cilën thekson se ushtruesja e detyrës – drejtorja e Agjencisë për Punësim, në kundërshtim me ligjin ka rivendosur Aleksovskën nga pesë pozicione, ndërsa ka hapur edhe procedurë disiplinore kundër saj dhe ka sjellur vendim për pezullimin e saj.

Në seancë u vendos që anëtarët e Komisionit për antikorrupsion të drejtohen tek institucionet dhe të kërkojnë përgjigje në afat prej 15 ditëve për ankesat e dorëzuara.

Kryetari i Komisionit për antikorrupsion, Igor Tanturovski, në pyetjen në lidhje me ankesën e dorëzuara nga ish-drejtori i Agjencisë për planifikim hapësinor, Ljupço Georgievski, për shkeljen e Ligjit Zgjedhor, tha se procedura është në vazhdë.

Tanturovski theksoi se të gjitha seancat në të cilat do të diskutohen ankesat për shkeljen e Ligjit Zgjedhor do të jenë publike. Ndërsa nuk deshi të jep detaje për raportin që Komisioni e ka dorëzuar në qeveri./Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply