28 raste të reja me koronavirus në Shqipëri




Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se ka shkuar në 174 numri i personave të prekur nga koronavirusi, nga të cilët 28 gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71 vjeçare nga Tirana e konfirmuar me Covid-19 e cila ishte shtruar në Spitalin Infektiv në terapi intensive në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71 vjeçarja me hipertension, e shtruar prej shtatë ditësh në Spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

71 vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga Covid-19 në Shqipëri.

Në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 73 të shtruar, ku tre prej tyre janë në terapi intensive, dy janë të intubuar, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga Covid-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë dhe Elbasan, përveç rasteve të zbuluara për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive në Shqipëri:

– Tiranë           102 raste

– Durrës           10 raste

– Lushnje         4 raste

– Elbasan         5 raste

– Rrogozhinë   2 raste

– Fier               18 raste

– Kavajë          4 raste

– Korçë            11 raste

– Vlorë           5 raste

– Shkodër        3 raste

– Lezhë            4 raste

– Berat             1 raste

– Has               2 raste

– Krujë            1 raste

-Tropojë          2 raste

Nga të prekurit, rezultojnë katër raste pozitive të moshës pediatrike – kontakte të rasteve pozitive – që janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore./ A2 CNN