10 fraza që vjehrra nuk duhet t’ia thotë kurrë nuses




Marrëdhënia mes nuses dhe vjehrrës gjithmonë kanë qënë problematike jo vetëm për shkak të karakterit të grave që duhet të bashkëjetojnë në të njëjtën familje por edhe si shkak i mentalitetit të dy brezave. Por marrëdhëniet nuse – vjerrë mund të kthehet në një “fushë beteje” sidomos pas lindjes së fëmijëve të çiftit të ri.

Që situata të mos agravohet po ju propozojmë një listë me 10 frazat që vjerra nuk duhet t’ia thotë kurrë nuses së saj.

Soba do të ishte më e pastër nëse…

Çdo koment negativ që i referohet pastërtisë së shtëpisë, edhe kur nuk i drejtohet ndokujt në veçanti, pothuajse gjithmonë keqinterpretohet. Më shumë sesa një këshillë dashamirëse, ky lloj komenti interpretohet si një ndërhyrje antipatike, “nusja nuk di të bëjë punë”.

Djali im është dobësuar!

Nuk ka rëndësi nëse në vitet e fundit ai ka vënë pak bark, pasi për nënën djali i saj është gjithmonë i kequshqyer që kur është lidhur me vajzën moderne që nuk di të gatuajë.

Ndoshta mund të vi të jetoj me ju pas lindjes së fëmijës

Kjo është një nga frazat më të tmerrshme. Pasi në qoftë se ne kemi mësuar që periudhën pas lindjes mund ta shohim si një periudhë delikate dhe intime, për ta shpenzuar sa më shumë të jetë e mundur në familje, vjehrra mezi pret orën që të “ndihet e dobishme”, dhe të ngulet në shtëpinë e çiftit të ri për një kohë të pacaktuar, në mënyrë që “t’i ndihmojë…”

Pasi të kesh lindur fëmijën mund të kesh nevojë për mua

Ky është një versioni i hipotezës së transferimit që përmendëm më sipër. Një frazë e tillë është e palumtur për një fillim apo nisje. Pasi nuseve më mirë u vjen që të “vdesin” nga lodhja sesa t’i kërkojnë ndihmë vjerrës.

Ke lindur me këmishë!

Jeta e nuses është e thjeshtë, e mrekullueshme, një rrugë e sheshtë në krahasim me rrugën e gjatë dhe dredha-dredha që ajo duhej të përshkonte, e “vogla vajzë” në versionin e moshës së tretë. Asaj i’u desh të punonte, pasi ajo gjithçka që ka e ka arritur me djersë, ajo nuk ka mundur t’i rriste vetë fëmijët e saj, sepse duhej të punonte…

Ndërkohë nusja e “ledhatuar nga fati” dhe e “paprekur” nga problemet, ka marrë si dhuratë të jetës privilegjin më suprem, djalin e saj!
http://www.albeu.com/lifestyle/10-fraza-qe-vjehrra-nuk-duhet-tia-thote-kurre-nuses/142086/




Be the first to comment

Leave a Reply