​‘Jam i lumtur që Neymar nuk erdhi në Angli’




Presidenti i Premierligës, Richard Scudamore është shumë i lumtur që Neynar nuk është transferuar në Angli
Ai tha se nuk ka dashur që një skuadër angleze të ishte e para që do të paguante 222 milionë euro për një lojtar, ashtu siç bëri PSG.

Ai po ashtu tha se klauzolat më nuk janë të përshtatshme, pasi ato fillimisht ishin menduar për të ndalur transferime të tilla të çmendura.

“Neymar? Erdhi në një pikë ku ju duhet të thoni jo. Jam shumë i lumtur që skuadrat angleze nuk paguan 222 milionë euro për të”, tha Scudamore për BBC 5.

Para transferimit të Neymar, ishte pikërisht skuadra e Anglisë, Manchester United, që mbante rekordin për lojtarin më të shtrenjtë në histori të futboll, pasi një vit më parë e transferuan Paul Pogban nga Juventus për 110 milionë euro.




Be the first to comment

Leave a Reply